top of page
Home
About
Services
Consultancy Services
Education Services
Specialist Services
Communications
Blog
Video
Publication
Meet the Team
Contact
More
Use tab to navigate through the menu items.
All Videos
Play Video
Play Video
Study Tour with Diaspora Professionals
Play Video
Play Video
15:27
Punetoria ECOVILLE
Sustainability Leadership Kosova, të përkrahur nga Zyra e Presidencës ka organizuar punëtoritë ECOVILLE, me karakter edukues dhe argëtues ku shtjelluam temat e ngrohjës globale, ndryshimeve klimatike dhe ndikimit të njeriut në mjedis. Punëtoria e parë u mbajt më 21 nëntor, në SHFMU "Mihal Grameno" në Fushë Kosovë, ndërsa punëtoria e dytë u mbajt më 24 nëntor, në SHFMU “Zenel Hajdini” dhe “Asim Vokshi” në Prishtinë. Në këto punëtori morren pjesë gjithsej 60 nxënës të moshave 11-13 vjeç. Këto punëtori u ndanë në disa sesione të cilat ishin kombinim i ligjeratave edukuese, bashkëbisedimeve me nxënësit, shfaqjes së animacioneve të shkurtra, artit dhe lojrave. Nxënësit u ndanë në katër grupe, secili i udhëhequr nga një mentor, kurse sesioni u udhëheq nga Indira Kartallozi, ekspertja ndërkombëtare e qëndrueshmërisë. Në grupet e tyre respektive ata shprehën kreativitetin e tyre gjatë punës në grup, duke reflektuar mbi rolin e tyre të përbashkët në mbrojtjen e natyrës dhe përmirësimin e së ardhmes së planetit përmes lojërave dhe vizatimeve. Pjesa tjetër e punëtorisë u mbajt në ambiente të hapura përmes mentorimit të Faruk Foniqit, Specialistit të Sistemit Informativ të Gjeografisë (GIS). Ky sesion synoi analizën e natyrës lokale përmes dronit. Website: https://www.slkosova.org/ Facebook: https://www.facebook.com/SLKosova Instagram: @slk_kosova & @MoseMerrMalin
Menu
bottom of page